Zikaltërit dhe londinezët mund të bien dakord javën tjetër, suedezi premton rikthim në janar
Interi dhe dhe Çelsi po avancojnë bisedimet rreth tyre për një rikthim të sulmuesit belg të “Bluve” në Milano. Mediat e huaja raportojnë se pavarësisht se drejtuesit londinezë nuk e kanë pranuar propozimin e palës italiane 5 milionë euro në formë huazimi për 29-vjeçarin, të dyja kampet nuk i kanë ndëprerë negociatat, përkundrazi po i afrohen gjetjes së konsensusit për të ndihmuar sulmuesin që të rigjejë formën e dikurshme. Çelsi kërkon të paktën 10-15 milionë euro ofertë për huazim për Lukakun dhe Interi duket se mund të bëjë një ofertë të dytë që mund të pranohet nga pala angleze. Duke patur parasysh sezonin zhgënjyes në Angli të Lukakut me 8 gola në 26 ndeshje kampionati dhe mospërshtatjen me futbollin britanik, lidershipi i Çelsit e ka pranuar kërkesën e Lukakut që sezonin e ri të provojë një fanelë tjetër, por kjo nuk mund të bëhet pa marrë diçka në dorë në këmbim. Raportohet gjithashtu se Interi dhe Çelsi mund të finalizojnë rikthimin e Lukakut në Milano në fillim të javës së ardhshme. Në Itali gjatë dy sezoneve Lukaku realizoi 65 gola në 94 ndeshje duke arritur të fitojë dhe Serinë A me ndihmën e trajnerit Antonio Konte tek Interi. “Big Rom” mori vlerësime nga analistët dhe specialistët e sportit për performancat tek Interi. Pas titullit të 19 kampion italian, Interi vendosi të rrisë të ardhurat duke shitur lojtarët më cilësorë: mbrojtësin e djathtë Ashraf Hakimi te PSG dhe Lukakun te Çelsi. Ky i fundit u transferuar në “Stamford Bridge” për 115 milionë euro.
Ibrahimoviç nuk “ndreqet”, kërkon të luajë dhe për 1 vit me pëk rrogë
Sulmuesi veteran i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë këtë vit. Pavarësisht se ka dëmtuar keq ligamentet në gju dhe pjesën më të madhe të sezonit të kaluar nuk u aktivizua për shkak lëndimesh të vazhdueshme, ai këmbëngul se mund të japë ende nga vetja për fanelën kuqezi. Mediat italiane kanë zbuluar se ish-sulmuesi i Interit, Juventusit, Barcelonës, PSG-së dhe Mançester Junajtid ka ofruar reduktim të pagës së tij në “San Siro” me qëllim që të përfitojë rinovim kontrate dhe për 1 vit. Pas triumfit sensacional të “Djallit” duke fituar titullin kampion pas 11 vitesh, Ibra është i bindur se mund të ndihmojë me lojën, përvojën dhe karakterin e tij të paepur skuadrën e Stefano Piolit që të mbrojë titullin kampion. Rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në muajin janar.