Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij në Konverencën Kombëtare për Korrupsionin është shprehur se digjitalizimi i shërbimeve ka ulur korrupsionin.
Shmangia e kontaktit të qytetarit me nënpunësit, sipas Çuçit ka sjellë një ulje të ndjehme të korrupsionit në vendin tonë.
Pjesë nga fjala e Bledi Çuçit:
Në atë kohë dhe me një staf fare të vogël ne arritëm të bënim një ndryshim i i cili në atë kohë inciativ sepse për herë të parë tentuam të hapim nëpërmjet platformës stopkorrupsioni, al të parin kanal i cili do të mblidhte denoncimet që do të vinin nga publiku. Ishte një instrument inovative që u jepte zë për herë të pare qytetarëve për të dënaur korrupsionin.
Gjatë 2015-2017 janë marrë më shumë se 70 mijë ankesa nëpërmjet këtij portal.E tashmë pas një deade dhe sidomos pas leksionit që ne morëm jo vetëm në Shqipëri po të gjitha shoqëritë që morën
Digjitalizimi i antidop i korrupsionit si instrument për të mbyllur hapësirën e çdo personi që tenton të pëfitojë favore. Pikërisht për ti ndërprerë rrugën korrupsionit ne kemi bërë kapërcimin e madh që ka pothuajse një muaj që po e aplikojmë duke kaluar mbi 90% të shërbimeve publike në shërbime online. Dhe po punojmë dhe kemi filluar punën që ta shtrijmë shërbimin online shum shpejt edhe në të gjithë bashkitë e vendit. Pra, ta shtrijmë edhe në qeverisjen vendore. MB ka mbi 90 shërbime që ofrohen online, vetëm onlineprej datës 1 maj. Mendojmë se kjo formë shkëput qytetarin me punonjësin e shteti duke e reduktuar diskricionin dhe për pasojë mundësinë për ruyfshet. Një element i rëndësishëm i digjitalizimit është se ai krijon transparencë të plotë. Në këtë mënyrë trajtimi i ankesave apo ofrimi ishërbimeve nuk mbetet në dorë të një punonjësi të caktuar, por të proceseve inteligjente.
Përmirësimi i vazhdueshëm që i kemi bërë mekanizmave të korrupsionit është një tregues domethënës i përkushtimit për tolerancë zero dhe për të krijuar kulturën e parandalimit.
Pwrmes makanizmave digjital ne arrijmë artësim të rreziqeve dhe të sigurojmë informacion nga vetë qytetarët për të parë atë çfarë nuk shkon nëëpr zyra. Komisariatin digjita një aplikacion i promovuar ikrijuar ne2015 i cili me krenari e them që është një histori suksesi.
Komisariti digjital Ky fakt përmendet edhe në raportin vjetor kudnër korrupsionit dhe siç e thashë unë për këtë ndihem krenar. Përpjeket dhe investimet tona në këtë drejtim kanë patur rezultate të prekshme në këtë vend, Në 2021 në këtë platform kanë ardhur 60 mijë raportime dhe në këto qindra denoncime. Rret 527 kanë qenë vetëm për korrupsion.
2021 Policia e Shtetit ka kryer një seri me operacione. 17 të tilla që kanë të bëjnë me korrupsionin. Të ndaluar janë 58 persona dhe autor të dyshuar në korrupsion janë 92.
Tekologjia ka qenë në themel të hetimeve në këto raste. Ky është vetëm fillimi i një revolucioni digjital i cili po shtrihet në formë kapilare në formë se si forcat e policisë operojnë. Sistemet e kamerave, radarëve dhe droneve do tu shtohen programe të reja që flirtojnë të dhënat e marra në kohë reale dhe përcaktojnë masat sipas rasteve. Policia e Shtetit vijon të kryesojë listën e intitucioneve më të besueshme nga publiku shqiptar. E konfirmuar kjo edhe nga sondazhi i pavarur një vit më parë financuar nga Suedia.