Sali Berisha është shprehur se kryeministri Rama ka firmosur për inceneratorin e Elbasanit. “Tani, ky është vetëm një rast dhe njëra pse. Çdo prangosje e Agaçios, të çon automatikisht tek padroni i tij, Edvini, kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste për një kontratë dhe aferë të tillë”, tha Berisha.
Berisha: “Prisni, kini durim, më datën 10.11.2014, Ministri i Mjedisit Lefter Koka i dërgon një shkresë Aggjencisë së Prokurorimit Publik për inceneratorin e Elbasanit në procedurën përzgjedhëse me negociim pa shpallje. 6 ditë më vonë, ministri Koka i dërgon sërish një shkresë Agjencisë duk i rikërkuar dhënien em endimit, dy herë rresht, Një ditë më vonë, Agjencia i kthen përgjigje duke cituar neni 22 të prokurimeve publike, sipas të cilit për dhënien e koncensioneve të PP-ve, mund të përdoret vetëm një nga procedurat, e hapur, e mbyllur, me nogociim pa shpallje, Procedura që kërkonte ministri Koka, ligji shqiptar dhe botëror nuk e njeh. Agjencia e prokurorimeve publike i kërkon që gjithçka të kryhet në përputhje me ligjin, për dijeni është vendosur edhe Don Agaçion ka qenë në dijeni. Don Agaçio, i vetëdijshëm për shkeljet flagrante i paraqit qeveris vendimin me shkelje numër 900, për miratimin e financimit të kontratës koncensionare për inceneratorin e Elbasanit. Në përmbajtje thuhet se ka shpallur procedurë. Urdhëroni, shihni se si përdoret termi ka shpallur procedurë, në një kohë kur është procedurë e pa shpallur, Ishte e qartë që s’ka pasur shpallje, ishte anti-ligjore. Neni 9 parashikon se Sekeretari ka kompetencë si vijon, kthehn në bazë të argumentave ligjore, kur ato bien në kundërshti me ligjin. Merret vetëm me këtë çështje. Agaçi pra duhet ta kishte kthyer për shqyrtim. Cila është pasoja? Një vendim që i vë në gjumë, se firmat tani duken si hekura. Këshilli Kombëtar i Territorit, miraton lejen e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, zonën dhe territorin, dhe këtu firma nuk është më e askujt tjetër, veçse e Edi Ramës. Tani, ky është vetëm një rast dhe njëra pse. Çdo prangosje e Agaçios, të çon automatikisht tek padroni i tij, Edvini, kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste për një kontratë dhe aferë të tillë. Ju duhet ta dini se Rama është shumë i mbërthyer në këtë aferë. Nga thesari i Ramës paguhen ende”.









































