Google search engine
Home Politike “Sa ishin? Bëje 250, ose 300 ç’rëndësi ka”, ja si numërohen votat...

“Sa ishin? Bëje 250, ose 300 ç’rëndësi ka”, ja si numërohen votat në Këshillin e PD

0
277

Partia Demokratike ka zgjedhur sot Edi Palokën në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, një proces i cili është zhvilluar i gjithi në prezencën edhe të mediave.

Megjithatë, në videon e mëposhtme tregohet se si procesi i numërimit të votave ka pasur disa probleme.

Aty pasqyrohet një bisedë mes anëtarëve të Komisionit, saktësisht në momentin kur po kryhet plotësimi i procesverbalit.

Numëruesit duket se janë të paqartë në lidhje me numrin e anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

“Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.

“Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”

“Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

Sipas procesverbalit të plotë të shpërndarë nga PD, nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, prezentë ishin 203 anëtarë.

http://www.youtube.com/watch?v=E-wGWmDlo9c

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here