Google search engine
Home Politike “T’i besosh atij është si t’i lësh ujkut një qengj të vogël”,...

“T’i besosh atij është si t’i lësh ujkut një qengj të vogël”, Roland Bejko zbulon lëvizjen që po përgatit Sali Berisha

0
191

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, shprehet se me shumë gjasa Sali Berisha do jetë kryetar i lëvizjes që ka shpallur vetë, që sipas tij për momentin quhet Partia Demokratike, teksa nënvizoi se vendimi i gjykatës së faktit që ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit, është apeluar, është pranuar kërkesa e palës tjetër në Apel dhe do shihet se kujt do i përkasë sigla.

“E sigurt është që janë dy parti, dhe 3-4 grupe. Grupi Berisha, grupi Basha, grupi si Kadilli etj., që mendojnë që s’duhet të jetë as njëri as tjetri dhe elektorati gri, që sheh se sherri ka dominuar mbi arsyen, imoraliteti mbi moralin. PD është më e përçarë se kurrë dhe Kuvendi i djeshëm ose Kongresi i djeshëm i zotit Berisha, vetëm sa e thelloi më tepër ndarjen.

Madje tashmë s’ka më idealistë brenda PD që ka besuar se zoti Berisha do ndryshonte në raport me votën. Pjesa më e madhe që nuk besonin te Basha, ndoqën Berishën. Dje provuan atë që ne dhe kemi thënë, është që ti besosh Berishës votën e lirë, është si ti lësh ujkut një qingj të vogël. U duk qartë se te Këshilli vetëm vota nuk është llogaritur. Ajo është pronë private e zotit Berisha.

Grupi parlamentar që pas 6 marsit e braktisi zotin Berisha, do shohim vendimet e grupit dhe çdo të ndodhë brenda PD pasi të shpallet vendimi i Apelit.”, tha Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here