Gazetari Robert Papa, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë i fortë, por jo me amerikanët. Në një intervistë televizive, ai deklaroi amerikanët janë më të fortë se Berisha. Për zv/ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Karen Donfrid, tha se është emërim politik dhe se nuk e njeh situatën në Shqipëri në detaje.“Imagjinoni dikush që bën vizitë në gjithë Ballkanin Perëndimor si mund të dijë kush është Abazoviç dhe Alibeaj. Vizita për të treguar se këto toka janë kundër ndikimit rus. Nuk e ka idenë se kush është Alibeaj. Në vitin e fundit çdo gjë që kanë bërë amerikanët me nxitjen e Kim, është kthyer në bumerang, ata duhet të zgjedhin një lloj mënyre tjetër. Kjo është mënyra diplomatike e DASH. Amerikanët nuk duan probleme në Shqipëri. Berisha mendon se është i fortë, por amerikanët janë më të fortët”, tha ai. Teksa foli për Kuvendin e datës 30 prill, ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë e çuditshme për mënyrat se si organizon kongreset, të cilat i etiketon si Kuvende, ndonëse zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Ai deklaroi, se nuk po ndiqet shembulli i një partie konservatore në Amerikës, e cila zhvillon Kuvendin një herë në 4 vjet. Sipas tij, rikthimi i Rudina Hajdarit dhe Jozefina Topallit nuk duhet të ishte pranuar pasi ato punuan për kryeministrin Edi Rama.“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është anormale ka një vit që harxhohet energji e madhe për të larguar dikë që e ka uzurpuar atë parti. Grupimi që e quan veten Rithemelues, organizoi një Kuvend. Problemi ka ngelur në gjykatë. Rikthimi i Hajdarit, Topallit, pa i paragjykuar i hoqën rreth 50 mijë vota PD në zgjedhjet e fundit, indirekt punuan për Ramën. A duhen pranuar? Kjo varet! Berishën e mashtrojnë nga burimet që ka në Amerikë. Kuvendi duhej bërë para ardhjes së zv/ndihmës sekretares së Shtetit, Karen Donfrid. Zyrtarja amerikane vazhdoi me bumerangun që takoi grupin tjetër. Kemi dy Parti Demokratike, një të kontrolluar nga Berisha dhe grupi i deputetëve të listës Basha që duhet të jenë thirrur në ambasadë. Për mendimin tim edhe ata duhet të ishin në Kuvend. Partia Demokratike reale është kjo e Berishës”, tha ai.
Papa: Amerika e ka marrë qëndrimin ndaj Berishës
Ndërkohë, për mundësinë që Sali Berisha të jetë sërish në krye të Partisë Demokratike dhe raportet me Amerikën, Robert Papa tha se marrëdhënia me shtetet e tjera vendosen nga institucionet homologe dhe qeverinë dhe se kur Partia Demokratike të vij në pushtet duhet të ketë marrëdhënie të natyrshme me Amerikën.“Asistent sekretarja amerikane e shtetit nuk kishte si të dilte nga vija, do vazhdonte kështu. Vetëm në Shqipëri dhe Mal të Zi është folur për korrupsion dhe korrupsioni anon nga qeveria. Takimin me grupimin e listave të Bashës, nuk e bëri në selinë e partisë. Takon ata që kontrollojnë partinë. Në momentin që kjo ndryshon, nuk mendoj se Amerika mund të sulmojë një parti non grata. Kur flitet për një parti që përfaqëson 50% të shqiptarëve. Administrata e ka marrë qëndrimin ndaj Berishës”, tha ai.










































