Google search engine
Home Politike Kuvendi i Berishës e shkarkoi nga posti i kryetarit të Grupit Parlamentar...

Kuvendi i Berishës e shkarkoi nga posti i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, flet për herë të parë Alibeaj: E rëndësishme është që…

0
205

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u shkarkua si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin e 30 Prillit  të Berishës, ka vizituar sot së bashku me disa deputetë demokratë Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Alibeaj refuzoi të fliste për politikë dhe nuk komentoi shkarkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha.

Ai ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, teksa u shpreh se e rëndësishme në këtë ditë është t’i gjendemi pranë njëri tjetrit.

Enkeled Alibeaj: Është ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë për ta vlerësuar, pas një muaj sakrifice, agjërimi. Pata një ftesë nga myftiu i Elbasanit, me shumë dëshirë erdha. Sigurisht më lejoni që në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë.

U vendos shkarkimi juaj?

Enkeled Alibeaj: Është e udhës që për ditë të tilla dhe festa të tilla është më mirë t’i lëmë shqiptarët veçse të gëzojmë. Faleminderit paçi të mira e mirësi.

“Ta përqafojmë njëri-tjetrin, e rëndësishme është që t’i ndodhemi afër njëri-tjetrit. Dita e sotme është e nevojshme që të gjithë largohen nga veset e këqija. Më mirë se sa festa e sotme nuk ka moment tjetër për shqiptarët, gëzuar mbarësi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për besimtarët myslimanë”, përfundoi Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here