Banorë të shumë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të protestuar në rrugën e Rinasit. Kjo protestë vjen pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë.
Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.
Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit. Për këtë arsye, sikurse njoftuan ata janë mbledhur sot për të protestuar. Në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë. Efektivët nuk lejojnë protestuesit që të bllokojnë qarkullimin.
Sakaq, nëse nuk i jepet zgjidhje banorët paralajmërojnë se do të jenë aty çdo ditë, duke bllokuar rrugën e aeroportit. “Nëse nuk hiqen tabelat, këtu do të jemi çdo ditë. Do ta bllokojmë aeroportin totalisht”, tha një prej tyre.
Në një moment ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.









































