Google search engine
Home Bota Gjykata në Itali jep vendimin e papritur për fëmijët

Gjykata në Itali jep vendimin e papritur për fëmijët

0
251

Ditën e sotme është raportuar se një gjykatë e lartë italiane ka vendosur që fëmijët e porsalindur duhet të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve, jo vetëm të babait, siç ishte status quo-ja.

Gjykata Kushtetuese e Italisë ka thënë se caktimi automatik i vetëm mbiemrave të baballarëve për fëmijët, ishte i paligjshëm.

Gjykata tha se prindërit do ta kenë të drejtën për mbiemrin e fëmijës. Por, një fëmijë do të marrë mbiemrat e të dy prindërve, me marrëveshje të ndërsjellë për renditjen e tyre, tha gjykata.

Fëmija mund ta marrë mbiemrin e vetëm njërit prind, vetëm nëse prindërit vendosin kështu – që për herë të parë do ta bënte të mundur që fëmijët të mbajnë mbiemrin e nënës.

Vendimi do të aplikohet për fëmijët e lindur nga prindër të martuar ose të pamartuar, ashtu si edhe fëmijët e adoptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here