Komiteti i Ekspertëve tërhiqet pas presioneve, heq detyrimin për mbajtjen e maskës dhe hap klubet e natës, nga 1 maji në kufi jo më vaksinim apo test

0
313

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditën e djeshme  të heqë të gjitha masat anti-COVID, ndërsa në prag të nisjes së sezonit turistik, hiqet detyrimi për certifikatë vaksinimi në pikat kufitare. Vaksinimi do të jetë e vetmja mënyrë tashmë për të luftuar pandeminë e COVID-19 në vend. Nëpërmjet një konference për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri sot me dije heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës në ambientet e izoluara, megjithatë e rekomanduan me forcë përdorimin e saj. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha po ashtu se nga data 1 maj, në kufi nuk do të jetë më në fuqi detyrimi i paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, testit COVID apo dëshmisë së shërimit nga infeksioni. Do të rihapen edhe lokalet e natës, ku muzika nuk do të jetë më e ndaluar pas orës 23:00. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar edhe vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç, që do të aplikohet 4 muaj pas aplikimit të dozës së tretë. “Bazuar ne rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes.  Nisur nga situata epidemiologjike, kemi vendosur heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandojmë fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura dhe sidomos në ato të paajrosura mirë.  Vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar kjo nga data 1 maj e këtij viti”, tha Rakacolli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here