Duket se SPAK do ta kete pothuajse te pamundur mbajtjen ne kembe te akuzave te ngritura ndaj Rezart Tacit per perfshirje ne transferimin e shumes prej 18 milion euro nga llogaria e Francesco Zumes ne Zvicer ne nje llogari te tij ne nje nga bankat e nivelit te dyte ne vend.
Burime te redaksise kane siguruar dy dokumente zyrtare te Prokurorise se Palermos qe nuk lene vend per interpretim, ndaj Rezart Tacit nuk ka akuze te ngritur si ne perfundim te hetimeve paraprake te nentorit 2021 ashtu dhe ne perfundim te hetimeve te marsit 2022 per kete ceshtje.


Me heret Prokuroria Italiane rrezoi akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petrucela per bashkepunim me mafien. Sipas nje artikulli ne gazeten italiane “ La Repubblica” (https://palermo.repubblica.it/cronaca/2021/12/04/news/riciclaggio_il_commercialista_petruzzella_resta_in_carcere-328962934/) gjykatesi Italian Alfredo Montalto, i ngarkuar me hetimin e ceshtjes se rrjetit te organizuar mafioz dhe pastrimit te parave, deklaroi se nuk ka asnje prove qe verteton bashkepunimin me mafien te ekonomistit te 90 vjecarit Zummo,duke lene ne fuqi vetem akuzen e pastrimit te parave. Por sipas emonomistit Petrucela edhe kjo akuze nuk qendron pasi parate ishin te lira ne Zvicer para dhe pas transfertes.
Me renien e kesaj akuze per Petrucelen bie dhe akuza per bashkepunim mafioz edhe per Rezart Tacin. Per te gjithashtu Prokurori i ceshtjes Z. Alfredo Montaldo eshte shprehur se nuk ka prova qe vertetojne korruptimin e ndonje funksionari.
Emri i biznesmenit Rezart Taci u lakua gjate hetimeve te prokurorise italiane per ekonomistin Italian Fabio Petruzzella. Ky i fundit u arrestua se bashku me sipermarresin 90 vjecar Francesco Zummo.









































