Google search engine
Home Sport A mund ta ushtrojë detyrën e kreut të FSHF-së? Gjykata e Tiranës...

A mund ta ushtrojë detyrën e kreut të FSHF-së? Gjykata e Tiranës merr vendimin për Armand Dukën

0
298

Armand Duka tashmë mund ta ushtrojë me kompetencë të plotë detyrën si president i FSHF-së.

Duka u rizgjodh si president i FSHF-së para kohësh, por deri më sot nuk e kishte të drejtën të ushtronte detyrën e tij pasi ai mbante mbi shpatulla masën e pezullimit.

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF Armand Duka dhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. I pezulluar mbetet vetëm Ardian Haçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here