Google search engine
Home Aktualitet Kapet me 5 milion euro drogë/ Arrestohet shqiptari në Angli, zbulohet si...

Kapet me 5 milion euro drogë/ Arrestohet shqiptari në Angli, zbulohet si u përfshi në ‘pazaret e kokainës’

0
266

Një shqiptar që tregtonte drogë është arrestuar në Angli, pasi u përfshi në pazare kokaine me vlerë më shumë se 4.7 milionë euro në vetëm 3 muaj.

Fatjon Kurti (34 vjeç) , i cili është dënuar me 12 vjet burg, përdori platformën e koduar të komunikimit EncroChat për të blerë dhe shitur të paktën 58 kg kokainë midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020.

Kurti, banues në Neëport Court pranë Leicester Square në qendër të Londrës, orkestroi marrëveshjet në EncroChat duke përdorur nofkën ‘Botarrota’. Ai u arrestua më 25 nëntor të vitit të kaluar.

I riu shqiptar kishte krijuar një kompani frontale të quajtur E&T Catering, e cila ishte regjistruar në shtëpinë e tij në një përpjekje për të shmangur zbulimin, megjithëse nuk ekzistonte si një biznes kateringu funksional.

EncroChat u “thye” në vitin 2020 nga një partneritet ndërkombëtar i zbatimit të ligjit.

Megjithëse nuk ka identitete reale në EncroChat, oficerët vërtetuan se Kurti ishte Botarrota pasi të dhënat e vendndodhjes për telefonin Encro treguan se ai funksiononte kryesisht në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here