Një video e pazakontë është shpërndarë ne rrjetet sociale, ku tregon se si janë mbushur rrugët me mina shpërthyese.
Sipas medieve të huaja, rruga mendohet të jetë E373 pranë fshatit Potashnya, në veri-perëndim të Kievit, ku shikohen makinat duke kaluar me kujdes pranë minave.
BBC nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur se kush i vendosi minat ose pse, por kërkuan mendimin e një analisti ushtarak.
Justin Crump, shefi ekzekutiv i kompanisë së vlerësimit të rrezikut Sibylline, ishte më parë një komandant tankesh i Ushtrisë Britanike.
Crump thotë se ato duken të jenë mina antitank TM-62M të epokës sovjetike, që mbajnë rreth 7.5 kg eksploziv dhe janë relativisht efektive në dëmtimin e automjeteve të blinduara.
Ai thotë se minat shpërthejnë vetëm kur i nënshtrohen presionit të konsiderueshëm.
Të dyja palët po përdorin mina në këtë zonë për të parandaluar lëvizjen në fushën e betejës, por, pavarësisht se kush i vendosi minat, Crump thotë: “Kjo është një fushë e minuar joefektive, e vendosur kryesisht për efekt”.






































