Google search engine
Home Ekonomi Berisha i lutej Rusisë për Gazprom dhe si u fut sekseri turk...

Berisha i lutej Rusisë për Gazprom dhe si u fut sekseri turk për të bllokuar TAP për interesat ruse, prapaskenat e ofertës 4 miliardë dollarë

0
307

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar hapur se i është ofruar ofertë marramendëse nga rusët e Gazprom nëse hiqte dorë nga ndërtimi i TAP në Shqipëri. Teksa ndodhej në një studio televizive, Sali Berisha ka “zbërthyer” ofertën marramendëse nga “Gazprom” për të cilën foli përpara disa ditësh jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Sali Berisha  zbuloi se ka pasur një ofertë bombastike nga Rusia, përpara se qeveria e drejtuar prej tij të merrte vendim për të moslejuar ndërtimin e gazsjellësit që do të çonte gaz nga Azerbajxhani në Europë, përmes territorit shqiptar. Sipas tij, asokohe rusët luajtën të gjitha kartat për të hedhur në erë ndërtimin e gazsjellësit TAP, por që nuk ia arritën.  “Rusët përdorën të gjitha mjetet për të sabotuar TAP-in. Ne, dhe personalisht unë, bëmë gjithçka që TAP të realizohej. Mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në Shqipëri. Po të devijonte rrugë, nuk mund të ishte TAP. Donim gaz azer. Shqipëria nuk pranonte gaz rus. Jo si Edi Rama që thotë se Rusia nuk është armiku ynë. Paralel për të sabotuar TAP u rrit një rrjet tjetër i madh shumë ITGI, rrjeti ekzistues, Itali, Greqi, Turqi, i cili funksionon sot me gaz rus. Pra, çdo përpjekje u bë që ai ITGI të ishte fitues edhe i gazit Kaspik, por në këtë rast ‘Big Brother’ ishte brenda. Dhe nuk mund të them absolutisht për këto vende, por në vendet ish-komuniste gazi rus ka krijuar elitën e miliarderëve filorusë që janë në tërësi fatkeqësia kombëtare për ato vende.

Sekseri turk i ofroi Berishës 4 miliardë dollarë

Më tej gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi se ka qenë një mik i tij nga Turqi por me origjinë shqiptare që i ka dhënë të heqë dorë nga TAP-i pasi kishte garanci se Gazprom do të investonte 4 miliardë dollarë në termocentrale për ta shndërruar në fuqi energjetike. Ish-lideri i Partisë Demokratike theksoi madje se e kishte refuzuar këtë ofertë dhe se personit që ia kishte ofruar i kishte thënë se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga projekt i TAP. “Imagjino po të ishte Edi Rama në vendin tim, si do vraponte t’u thoshte shqiptarëve se Vladimir Putin e kemi mik të shquar. Një mik nga Turqia me origjinë shqiptare, më vjen me propozimin që të heq dorë dhe kam garanci të plotë se një gazsjellës nga Igumenica në Vlorë e deri në Shkodër dhe se Gazprom do të investonte 4 miliardë dollarë në termocentrale për ta shndërruar në fuqi energjetike. Mikut tim i them se kam vite që merrem me këtë nga mëngjesi, unë, ekipi im, lobime të vështirë nga Norvegjia në Uashington dhe nuk mendoj kurrë të heq dorë nga ky projekt”, u shpreh ai.

Pse Berisha nuk e denoncoi sekserin turk në prokurori

Por të pranosh hapur në një studio televizive, sikundër bëri Sali Berisha këtë të shtunë, se oligarkët rusë të Gazprom i kishin ofruar ryshfet deri në miliardë dollarë dhe që ai nuk pranoi, është një deklaratë e fortë që minimalisht duhet të hetohet nga organet ligjzbatuese në vendin tonë. Mirëpo përpara se të shkojmë tek hetim, çdo kush pyet me të drejtë se përse ish-kryeministri Sali Berisha nuk e denoncoi në prokurori rastin dhe sekserin turk që fliste në emër të përfaqësues të Gazprom që ofronin 4 miliardë dollarë, që qeveria demokrate e drejtuar prej tij të mos pranonte ndërtimin e TAP. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një moskallëzim krimi nga ana e Berishës dhe se ky i fundit siç gazeta e ka bërë me dije pak ditë më parë u tërhoq dhe refuzoi ofertën e Gazprom, vetëm për shkak se për këtë pazar kishin dijeni partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht FBI dhe CIA. Pra Berisha nëse nuk do t’i kishin bërë presion amerikanët, me gjasa do të pranonte ofertën e Gazprom dhe do të refuzonte TAP-in.

“Pazari me Gazprom”, ja si Berisha dërgoi emisar në Moskë

Megjithatë faktet tregojnë krejt të kundërtën dhe duket qartë që Sali Berisha gënjen sa i takon çështjes “Gazprom-TAP”. Kjo pasi gazeta ka mësuar se ka qenë qeveria “Berisha” që i është lutur Gazpromit që të vijë në Shqipëri, por ky i fundit e ka refuzuar. Në versionin online të gazetës “SOT”, ne kemi pasqyruar një kronikë televizive të vitit 2006, e cila tregon ish-ministrin e Jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj gjatë një vizite në Moskë, ku ai ka përcjellë interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri. Madje vetë zoti Mustafaj shprehet në videon në fjalë se prej dy vitesh qeveria Berisha lutej, por sipas tij, Gazprom nuk ka shfaqur interes. Ndaj shton ai, ishte e nevojshme kjo vizitë. Këtë video e ka ndarë edhe vet ish-ministri Mustafaj në rrjetet e tij sociale, duke treguara edhe njëherë se Sali Berisha ka qenë në kontakte me rusët dhe se nuk e ka refuzuar ky ofertën marramendëse të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here