Google search engine
Home Sociale Masat anticovid-19, Policia e Shtetit: Klubet e natës dhe muzika ndalohen pas...

Masat anticovid-19, Policia e Shtetit: Klubet e natës dhe muzika ndalohen pas orës 23:00

0
373

Policia e Shtetit, ka sqaruar dje masat në fuqi të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lidhur me pandeminë Covid-19. Përmes një deklarate për shtyp, Policia bën të ditur se klubet e natës, diskot, lounge-baret dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre në mjedise të mbyllura apo të hapura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura pas orës 23:00.Ndërkohë,Policia e Shtetit informoi se, janë hequr kufizimet dhe lejohen aktiviteti në bare, restorante, fast food-e dhe locale, pa kufizim kohor.Policia shpjegon, se edhe lëvizja e popullatës në të gjithë vendin, është pa asnjë kufizim kohor, në të gjithë vendin.Sipas Policisë, nga Komitetit Teknik i Ekspertëve nuk janë hequr kufizimet për disa masa, të cilat janë bërë publike më parë nga ana e këtij institucioni.Policia e Shtetit, siguron opinionin publik dhe në veçanti subjektet e interesuara, se ka marrë të gjitha masat për zbatimin e detyrimeve ligjore në këtë drejtim.“Klubet e natës, diskot, lounge-baret dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre në mjedise të mbyllura apo të hapura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Muzika ndalohet në çdo mjedis shërbimi pas orës 23:00”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, vijon që në vend të ketë shifra të ulëta nga Covid. Ministria e Shendetësisë bënë me dije, se dje ka pasur 78 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje. Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, ministria deklaron se janë 1.531 pacientë aktiv në të gjithë mundësi në të gjithë vendin.“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,146 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 78 qytetarë. Janë 1,531 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here