Ekspozita “Journey to Japan”, me natyrën, traditën dhe kulturën e Japonisë në GAT

0
176

Ekspozita “Journey to Japan” u çel të enjten në Galerinë e Artit Tiranë. Ekspozita u hap për publikun në kudër të 100 vjet miqësi Shqipëri-Japoni. Ekspozita përbëhet nga materiale të shumta fotografike të përzgjedhura nga Ambasada e Japonisë në Shqipëri, ku nuk mungojnë dhe instilacionet, etj. Ekspozita u hap dje në praninë e ambasadorit të Japonisë në vendin tonë Takada Mitsuyuki, drejtorit të Galerisë së Artit Tiranë dr. Abaz Hado, ku merrnin pjesë përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, etj. Ormira Lulani specialiste e sektorit të arteve dhe projekteve pranë Galerisë së Artit Tiranë (GAT) thotë se ekspozita është në vijim të aktivitetit që po zhvillon galeria. Tirana u shpall “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe sipas saj qëllimi është të sjellin dhe kultura të ndryshme në GAT. “Ne e filluam me Sirinë, kishim të rinjtë afganë dhe tani jemi me kulturën dhe traditën e Japonisë, por më pas do të nisim dhe me Europën”, thotë Lulani. Natyra e Japonisë, tradita dhe kultura në GAT, ku fotot e prezantuara janë bërë nga dy të rinj, artistja japoneze Akio Russell dhe nga i riu shqiptar Gledis Gjata, që studion në Japoni. Specialistja Ormira Lulani shprehet se salla e parë e ekspozitës prezanton natyrën e Japonisë, për të vijuar dhe me traditën dhe kulturën në sallat e tjera. “Përmes fotografive të ndryshme prezantohet natyra e Japonisë në të gjitha sezonet e saj. Më pas në sallën tjetër kemi më tepër arkitekturën dhe jeta japoneze. Në këtë ekspozitë janë të prezantuara materiale edhe për ceremoni të ndryshme, si martesa, etj”, u shpreh specialistja Ormira Lulani në hapje të ekspozitës dje në Galerinë e Artit Tiranë (GAT). Ekspozita “Udhëtim drejt Japonisë” sipas specialistes Ormira Lulani ka një rëndësi të veçantë. “Është e rëndësishme, sepse krijon marrëdhënie kulturore ndërmjet vendit tonë dhe Japonisë, sidomos nëpërmjet galerisë sonë, që urojmë të vijojmë dhe me bashkëpunime të tjera”, tha ajo.

Dokumentet e ekspozuara

Galeria e Artit Tiranë (GAT)  prezantoi ekspozitën e titulluar “Udhëtim drejt Japonisë”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA) në këtë vit jubilar të marrëdhënieve miqësore dypalëshe, ku pjesë e saj janë dhe materiale arkivore. Mes dokumenteve të ekspozuara janë një marrëveshje tregtare e vitit 1930 mes Shqipërisë dhe Japonisë, si edhe protokolli i marrëveshjeve tregtare ndërmjet këtyre dy republikave dhe shteteve të Evropës. Po ashtu, publiku kryeqytetas këto ditë në ekspozitën që u hap dje në Galeria e Artit Tiranë (GAT) do mund të njihet edhe me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 420, datë 7. 8. 1995, “Për hapjen e Asamblesë së Republikës së Shqipërisë në Japoni”. Këto dhe të tjera dokumente publiku mund ti shohë të ekspozuara deri më datë 22 shkurt, në mjediset e Galerisë së Artit Tiranë te rruga e Kavajës. “Udhëtim drejt Japonisë” shënon një bashkëpunim të radhës të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të Galerisë së Artit Tiranë, të prirë nga synimi për të paraqitur dokumenteve të ngjarjeve me rëndësi historike për vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here