Pak çaste më parë ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje.
Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”.
Ndërkohë, këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i ka bërë një kërkesë të re gjykatës.
Vitore Tusha: Me 4 shkurt parlamenti na solli me shkrim përgjigjet. Kuvendi ka sjell edhe shkesat për ngritjen e Komisionit hetimor dhe seancës për shkarkimin e presidentit Juristi i presidentit kërkon të fus në seancë një laptop
Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar.
Tusha: Mund t’iu vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.
Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptop e gjykatës që është i certifikuar.
Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.