Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se presidenti Ilir Meta i kishte kërkuar që mos të besonte kryedemokratin Basha sepse këtë të fundit nuk e besonte as gruaja e tij.
Ndër të tjera, ajo dërgoi edhe një mesazh të koduar për zyrtare të PD të cilat e përmendnin emrin e LSI-së nëpër tavolina duke i paralajmëruar se do u dilte në ëndërr.
Kryemadhi: E di si është ky problemi ynë. Për një gjë me vjen keq se kam punuar me mish e me shpirt për gratë dhe të rinjtë. Më tha Meta, Mos i beso Lul Bashës se atij nuk i beson as gruaja e vetë qëkur ka hyrë në politikë. Ja them çdo gruaje që rri me Lul Bashën që të ketë kujdes kur përmendin emrin e LSI-së në tavolinë se ky emër do ju dalë në ëndërr.