Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca ndaj për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Drejtuesja e Kushtetueses, Vitore Tusha u shpreh në nisje të seancës se Kushtetuta parashikon një procedurë të veçantë që nuk është zhvilluar kurrë me parë.
Vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Kreu i shtetit përfaqësohet në këtë seancë nga Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.
Gazetarja Klodiana Lala, e cila po ndjek zhvillimet e procesit tha se Presidenti me shkresën me nr. protokolli 392 ka paraqitur një kërkesë paraprake në Kushtetuese, kërkesë e cila është dërguar në orën 09:00.