Google search engine
Home Sociale Pas mbylljes së shkollave, ministrja Evis Kushi del me njoftimin e rëndësishëm...

Pas mbylljes së shkollave, ministrja Evis Kushi del me njoftimin e rëndësishëm për prindërit

0
438

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të uljes së temperaturave, ka dhënë një njoftim për prindërit.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Kushi bën me dije se vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

INFORMIM PËR PRINDËRIT

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here