Google search engine
Home Sociale Dritan Ulqinaku jep informacionin që duhet ta lexojmë të gjithë: Shkurtohet periudha...

Dritan Ulqinaku jep informacionin që duhet ta lexojmë të gjithë: Shkurtohet periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID! Ky është dëmi më i madh që kanë shkaktuar mjekët dhe farmacistët gjatë pandemisë

0
323

Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku.

“Situata e qetë në spitale na bën të mendojmë që Omicron nuk është aq agresiv. Por përditë kemi viktima, aty ku gjen terren ai bën dëm. Pastaj mund të shtrihemi në sferat e tjera, distanca, higjiena mbajtja e maskave, mos izolimi kur një person del pozitiv. Karantina do bëhet shumë shpejt me dijeninë time ose 5 ose 7 ditë”, tha Ulqinaku.

Ndërkohë, Ulqinaku u ndal edhe në përdorimin e antibiotikut, ku iu bëri thirrje mjekëve, por edhe farmacistëve që të mos u japin antibiotikë qytetarëve sepse nuk ka asnjë efekt tek gripi dhe COVID. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.

“Këtu është dhënë historikisht dhe vijon të jepet nga pjesa dërrmuese e farmacive pa recetën e mjekut, por edhe me recetën e mjekut. Dëmi më i madh që i kemi shkaktuar popullatës lidhur me koronavirusin është përdorimi i tepërt antibiotikut. Në aspektin individual mund t’ia shohim ‘sherrin’ më vonë. Imagjinoje sikur një individ për tu trajtuat kundër COVID ka përdorur dy-tre antibiotikë të shkallës së tretë ose të katërtët, nesër kur bën edhe një infeksion banal dhe ti i jep antibiotik dhe nuk bën efekt është e tmerrshme.’Lufta’ botërore kundrejt trajtimit me shumë pikatore të antibiotikut është ‘lufta’ aktuale sot. Nuk duhet të jepet antibiotikë në këto ditë sepse kemi të bëjmë me virusi, antibiotiku tek virusi i gripit dhe COVID nuk ka asnjë lloj efekti”, theksoi Ulqinaku për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here