Google search engine
Home Sport UEFA sjell grup inspektimi për Conference League, kërkon angazhimin e qeverisë për...

UEFA sjell grup inspektimi për Conference League, kërkon angazhimin e qeverisë për sigurinë e finales së 25 majit

0
263

UEFA ka përcaktuar stadiumin “Air Albania” për të luajtur finalen e madhe të aktivitetit të saj më të ri, Conference League. Në fakt ky aktivitet ka qenë një mundësi për vendet e vogla që të pretendojnë një trofe të nivelit të lartë, ngjashëm me UEFA Champions League dhe Europa League. Për të mundësuar pjesëmarrje sa më të gjerë dhe më shumë rivalitet ndërkombëtar, UEFA u dha shansin të gjithëve që të tregojnë vlerat e tyre. Duke qenë se stadiumi i ri kombëtar në Tiranë është një nga më të bukurit në rajon, UEFA vendosi për t’ia dhuruar një finale të madhe e zgjodhi finalen e Conference League që të luhet në kryeqytetin shqiptar. Kjo finale do të luhet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës më 25 maj, ditën e mërkurë. Theksojmë se UEFA ka nisur që tani inspektimet mbi impiantin nëse plotëson standardet, por edhe të marrë konfirmimin e autoriteteve për pritjen dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria nuk ka eksperiencë, qeveria europiane e futbollit është e shqetësuar për kushtet e sigurisë, prandaj ajo kërkon angazhimin e qeverisë shqiptare për këtë çështje, gjë që edhe e ka marrë pasi të gjitha institucionet janë gati të bëjnë maksimumin për të pasur një finale të madhe futbolli në kryeqytetin shqiptar.

Takimi me zyrtarët e lartë

Është e qartë tashmë se inspektorët erdhën e do të vijnë rregullisht deri më 15 maj kur të luhet finalja e Conference League. Është në interesin e qeverisë europiane të futbollit që çdo gjë të jetë “ok”, dhe tifozët e klubeve që do të kualifikohen në finale të priten brenda kushteve të sigurisë. Një takim me përfaqësues të nivelit të lartë do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për finalen e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj 2022. Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë të UEFA-s pak ditë më parë, një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin në fillim të javës në kryeqytet për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe vendore me temat kryesore çështjet e mobilitetit e transportit si edhe të sigurisë publike në Tiranë. Delegacioni i radhës i UEFA-s do të pritet të martën paradite në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv.kreytar i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet aeroportuale, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League. Grupet inspektuese të UEFA-s kanë parashikuar vizita të tjera në kuadër të finales së UEFA Conference League edhe në muajt shkurt dhe mars për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me akomodimin, infrastrukturën, tifozerinë, aspekte teknike të finales, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here