Google search engine
Home Politike “Kam informacion që agjentura ruse po sulmon…”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’: Kush...

“Kam informacion që agjentura ruse po sulmon…”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’: Kush e futi në ‘kurth’ Saliun?

0
217

Avokat Spartak Ngjela teksa po komentonte zhvillimet më të fundit politike në vend sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ bëri një deklaratë të fortë.

Ngjela tha se ka informacione që agjentura të huaja ruse, por edhe të shteteve të tjera, janë bashkuar duke vënë në zbatim një skemë për të falimentuar biznesin e vogël në Shqipëri.

Ngjela u shpreh se edhe dhunën e nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha në protestë, nuk e sheh jashtë kësaj fryme destabilizuese.

Sipas tij, Berisha “ra në kurth”, në protestën e 8 janarit.

“Është lojë, ka rënë brenda Sali ziu. Është lojë, e ka psikozë dhunën ai. Kush e ka futur në kurth nuk e di unë. Se sa hyri ky brenda ata hodhën gazin.

Unë kam informacion, por nuk ia mbaj mend emrin asaj organizatës. Problemi është që gjendja në Shqipëri nuk është e mirë, dhe kanë ndërhyrë së fundmi për të falimentuar bizneset e vogla. Unë kam të dhëna që biznesi i vogël po falimenton. Unë nuk e përjashtoj që dhuna e Saliut mund të jetë brenda kësaj fryme.

Nuk e di mirë si quhet kjo lëvizje, investigojeni. Po sulmohet që të falimentojë biznesi i vogël. Kanë hyrë me para që të falimentojnë biznesin e vogël. Pse, le Saliun është ronço ponço, po ky që ka 8 vjet? Se këtu s’ka kapitalizëm, e kanë parë që ekonomia në këtë shtet funksionon me biznesin e vogël. Ka një skemë, i janë sulur biznesit të vogël”, deklaroi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here