Selia e Partisë Demokratike vijon të jetë e shkatërruar, me dyer e dritare të thyera, një ditë pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Mesditën e kësaj të diele ka nisur pastrimi i zyrave, të cilat janë dëmtuar dje nga protestuesit.
Siç shihet në video, të gjitha dyert dhe dritaret e selisë blu janë të shqyera, ndërsa në katin e dytë po pastrohen xhamat e thyer, gurët apo gjëra të tjera të hedhura nga protestuesit.











































