“Tregtari i Venedikut” vepër e Shekspirit premierë, Blerta Belliu: Do t’i flasë kohës së sotme

0
307

“Tregtari i Venedikut” një nga komeditë më të njohura të Shekspirit shënon premierën mbrëmjen e datës 8 janar. Vepra vjen në skenë me regji nga Qëndrim Rijani, në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Në këtë produksion të teatrit “A. Z. Çajupi” që shfaqet më 8 dhe 9 janar aktore në shfaqje dhe as.regjisore Blerta Belliu thotë se linja bazë dhe dialogu në vepër nuk është tentuar asesi të tjetërsohet. “Ndërhyrjet konsistojnë në koncentrimin e veprës në “kohë”. Teksti i Shekspirit kurrsesi nuk është tjetërsuar, përveçse është sjellë në kohë. Ndërhyrja në tekst dhe dialog nuk është prekur nga regjisori. Në anën vizuale të skenografisë, kostumet dhe loja e aktorëve është ruajtur një linjë e Shekspirit, por sigurisht që të gjitha këto janë sjellë në kohë. Shfaqja “Tregtari i Venedikut”do ti flasë shumë kohës së sotme”, shprehet aktorja Blerta Belliu. Teatri i Korçës nis 2022 me një premierë, ku aktorja Blerta Belliu thotë se në shfaqje është dhe pjesëmarrjen e aktorit Sotiraq Bratko, që luan roli kryesor Shajlok, si dhe kemi bashkëpunimin e teatrit të Korçës me Teatrin Kombëtar Shqiptar të Shkupit. “Kemi marrë aktorin Adem Karaga që luan tregtarin e Venedikut, aktor që luan për herë të parë në teatrin tonë”, thotë ajo. Në role janë aktorët Sotiraq Bratko, Adem Karaga, Dasara Xhangolli, Roerd Toçe, Lola Meta, Silvio Goskova, Paola Kodra, Blera Belliu, Ilda Pepi, Franc Bregu, Katerina Fili, Panajot Qorri dhe Sazan Rushitti. Kompozitor Adhurim Grezda, skenograf Beqo Nanaj, kostmugrafe Olta Bello dhe video projeksion Pirro Gjata. “Tregtari i Venedikut” është një nga komeditë më të njohura të Shekspirit, por edhe thellësisht polemike. Vepra është përkthyer nga Skënder Luarasi. Muzika performohet live dhe është punuar nga profesor Adhurim Grezda që vjen për herë të parë në këtë bashkëpunim me Korçën, por dhe Olta Bello me kostumet që sipas aktores Blerta Belliu një punë e bërë mjeshtërisht.

Në vepër

Basani një djalosh i ri fisnik, ka dëshirë të bëhet mëtues i trashëgimtares së bukur dhe të pasur Porcia të Belmontit. Pasi e ka prishur gjithë pasuritë e tij, Basani i kërkon Antonit, tregtar i pasur i Venedikut dhe person bujar, i cili e ka nxjerrë edhe më përpara disa herë nga borxhet, tre mijë dukate që i duheshin për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tij si mëtues. Antoni pranon, por meqenëse nuk ka para për shkak se anijet e tij janë në det, ai i premton të bëhet dorëzanës i një kredie nëse Basani arrin të gjejë një huajtës. Kështu Basani i drejtohet huadhënësit hebre, Shajlokut, duke caktuar Antonin si dorëzanës të kredisë. Shajloku, i cili e urren Antonin për shkak të antijudaizmit dhe të zakonit për të mos dhënë hua me fajde, ngurron shumë, duke treguar për abuzimin që ka pësuar nga dora e Antonit, por në fund pranon t’i japë hua Antonit shumën pa asnjë interes, me kusht që nëse Antoni nuk ia kthen dot shumën në datën e caktuar, ai mund të marrë një funt mish nga trupi i Antonit. Në Venedik raportohet se anijet e Antonit kanë humbur në det. Për shkak të kësaj ai nuk arrin ta shlyejë huanë. Pjesa arrin pikën kulminante në sallën e gjyqit të Dukës së Venedikut. Shajloku nuk e pranon ofertën e Basanit prej gjashtë mijë dukatesh, dyfishin e vlerës së huasë. Ai kërkon funtin e mishit që i takon nga trupi i Antonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here