Google search engine
Home Sociale Thoma Konduri: Ja diskriminimi që po bëhet me pensionet e ushtarakëve, heqja...

Thoma Konduri: Ja diskriminimi që po bëhet me pensionet e ushtarakëve, heqja e tavanit padrejtësi, duhet të rishikohet sa më shpejt ligji

0
298

Ndryshimet në ligjin për pensionet e ushtarakëve nga qeveria aktuale duket se ka krijuar një diskriminim të madh mes tyre. Në 2015 u hoq tavani që nuk mund të ketë pension më të madh se dy pensione bazë dhe emrat që kanë dalë më pas në pension marrin shuma disa herë më të mëdha se kolegët e tyre. Në një prononcim për gazetën “SOT”, kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri ka treguar gjithë padrejtësitë. Në reagimin e tij, Konduri u shpreh se heqja e tavanit në 2015 ka sjellë shumë diferenca në pensione dhe qeveria e ka në dorë që të bëjë ndryshimin pasi kjo lëvizje ka sjellë diskriminim. Ai tha se për kontribute të njëjta nuk mund të merren pensione të ndryshme teksa sipas tij nuk kërkohet barazim, por diferencim në bazë të kontributit. “Pakënaqësia jonë qëndron tek ajo diferenca që është krijuar me ligjin e janarit të 15-tës, që kush ka marrë pension para 1 janarit të 15-tës mbetet në atë nivel. Ata të tjerët marrin diferenca shumë të mëdha. Hyri në fuqi ai ligji në janar të 15 që u hoq tavani, kjo ka krijuar një diferencë shumë të madhe midis pensioneve jo vetëm të ushtarakëve, por edhe të gjithë të tjerëve. Këtë mund ta quajmë edhe diskriminim sepse për kontribute të njëjta, marrin pensione të ndryshme. Kjo gjë mund të rregullohet po të dojë qeveria, jo që ti barazojë, por ama të ngushtojë diferencën. Të bëjë një diferencim midis tyre, rritjes së pensionit apo indeksimit që ai 2% të mos vejë tek homologu im që ka dalë pas janarit të 15-tës. Nuk duhet të jenë të barabartë, por sa vjen e duhet të hapet gërshëra, jo të ngushtohet”, tha ai.

Kritikat ndaj qeverisë

Konduri u shpreh se në kushte të njëjta nuk duhet të ketë diferencim në trajtim. Ai tha se ka homologë të tij që paguhen dyfishin teksa funksioni i punës ka qenë i njëjtë. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, është ndalur edhe tek kritikat ndaj qeverisë sa i përket komunikimit. Konduri tha se zyrtarët as nuk takohen dhe as bisedojnë me ushtarakët. Ai u shpreh se janë adresuar me dhjetëra shkresa ku shfaqen problematikat e tyre dhe nuk është marrë asnjë përgjigje. Sipas tij, kjo kulturë e qeverisë duhet të ndryshojë. “E kemi shqetësim, në kushte të njëjta nuk duhet të ketë diferencim në trajtim. Heqja e tavanit ishte padrejtësi atëherë. Se nuk kishe ti, por mund ta rezervoje të drejtën, kur të bëje paratë mund t’ia jepje. U hoq u vendos tavan, s’ka pension më të madh se 2 pensione bazë. Tani ka kaluar tek 700 mijë ose 800 mijë, për shembull homologu im merr dyfishin tim, por kjo ndodh edhe me të tjerët jo vetëm me mua. Problemi tjetër është që nuk bisedohet me ne. Zyrtarët tanë nuk takohen me ne. Është në praktikën e tyre dhe në praktikën e drejtuesve që nuk kthejnë përgjigje në problematikat që ne u adresojmë me shkresa. Janë bërë me dhjetëra shkresa pa asnjë përgjigje. Kjo është kultura e qeverisë sonë e cila duhet të ndryshojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here