Google search engine
Home Aktualitet Producenti i muzikës elektronike “Motel Sazani” sjell premierën “Distopica”, në Metropol

Producenti i muzikës elektronike “Motel Sazani” sjell premierën “Distopica”, në Metropol

0
280

Producenti shqiptar i muzikës elektronike “Motel Sazani” do të sjellë në teatrin Metropol premierën e projektit “Distopica”, një performancë koncertuale live në rrymën “Ambient Electronica”, me produksione të pa publikuara më parë prej tij. Performanca do të jetë një eksperiencë e veçantë audio-vizuale, që do të zhvillohet live nga artisti nëpërmjet modulimit të tingujve të sintetizatorëve analog dhe kompozimeve eksperimentale. Në materialin e teatrit thuhet se mbrëmjet e datave 11 dhe 12 dhjetor, publiku do të mundet ta përjetojë këtë performancë intime dhe unike duke qëndruar ulur rreth artistit në formën 360 gradë. “Motel Sazani” është një producent, live-act performer i muzikës elektronike me origjinë shqiptare, i cili e ka zhvilluar jetën e tij artistike në Europë. Materiali vijon se ai ka krijuar një nga projektet më të përfolur të momentit në skenën e muzikës elektronike, produksionet e të cilit janë mbështetur dhe luajtur nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës elektronike si Solomun, John Digëeed, Betoko, Artbat, Nick Warren etj. “Performancat e tij kanë arritur të mirëpriten në skena të njohura festivalesh dhe eventesh muzikore ndërkombëtare. Produksionet e “Motel Sazani” si edhe performancat live, karakterizohen nga kalimi i natyrshëm në disa rryma: Nga ambient në techno, nga synth-punk në Indie, gjithçka e unifikuar nga temat melodike dhe harmonitë që krijon nëpërmjet modulimit të syntha-ve. Motel Sazani është simbiozë. Motel Sazani është transformim. Live akt-i shqiptar i flet muzikës sikur të ishte gjuha e tij amtare duke krijuar një stil të veçantë, i cili tejkalon kufijtë e zhanrit, duke sjellë një erë të re në të vërtetën e mrekullueshme të harmonisë. Një e vërtetë që mund ta përjetojmë në teatrin Metropol në një projekt tërësisht të ri të cilin artisti propozon”, thuhet rreth “Motel Sazanit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here