Është identifikuar viktima në Laç. Bëhet me dije se ditën e sotme është vrarë një 55-vjeçar I identifikuar si Rakip Roli por njihej si Pilot Roli. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Sanxhakut në Laç, teksa viktima ishte duke lëvizur me automjet.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.
Burime bëjnë me dije se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.
Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.









































