Ambjentet e një çerdhje në Fier janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në çerdhen numër 4 tek kutia e limitatorëve, ku fatmirësisht është bërë i mundur dhe evakuim i fëmijëve.
Ngjarja ka alarmuar të gjithë stafin e çerdhes publike që kanë njoftuar më pas dhe zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje. Fatmirëisht zjarri është shuar duke ndërprerë më parë energjinë elektrike, ndërkohë që janë evakuar 33 fëmijet që ndodheshin në këto ambiente.
Kanë qenë edukatoret e çerdhes ato që kanë bërë të mundur transportimin e fëmijëve në një godinë ngjitur me të.