Google search engine
Home Bota ‘OMICRON’/ Zvicra vendos masa të reja për të hyrë në vend, MEPJ...

‘OMICRON’/ Zvicra vendos masa të reja për të hyrë në vend, MEPJ del me njoftimin e rëndësishëm

0
322

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.

Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. 

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here