Mësohet se Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. Burimet bëjnë me dije se 20 të parët janë dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse kane përdorur, janë apo jo përdorues.
Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.