Dy djemtë e tij kanë rënë pre e atentateve dhe grabitjeve të bujshme, zbardhen konfliktet e familjes së ish-efektivit të policisë që u ekzekutua mëngjesin e sotëm

0
196

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i ish-efektivit të policisë në Laç, Xhelal Reçit.

Viktima rezulton të jetë një ish-efektiv policie pa probleme me drejtësinë, ndërsa djali i tij Besniku dhe i vëllai Samiu, kanë patur precedent, madje edhe atentate të bujshme të kryera ndaj tyre.

Familja e tyre është e njohur në këtë zonë dhe merren të gjithë me biznes. Ata janë bërë shpesh shënjestra të atentateve dhe sherreve, ndërsa rekordin e mban Besnik Reçi, djali i Xhelalit që u ekzekutua sot.

Në 2013 një grabitje me armë e maska ndodhi vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë së Kurbinit. Pesë persona të maskuar plagosën me armë zjarri pronarin e dyqanit dhe izoluan bashkëshorten e punonjëset e tij. Më pas ata arritën të marrin një shumë të konsiderueshme parash e flori, që sipas raportimeve të kohës arrinin në shumën e 10 milionë lekëve të rinj.

Grabitësit janë afruar me një mjet dhe janë futur me shpejtësi në dyqanin dykatesh në pronësi të 36- vjeçarit Sami Reçi, por rezistenca e këtij të fundit për pak i kushtoi jetën. Për pasojë, Reçi mbeti i plagosur rëndë.

Më 15 gusht të vitit të kaluar i bëhet atentat në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, Besnik Reçit, djalit të viktimës së sotme.

Autorët e ndoqën ndërsa pamjet që u publikuan në atë kohë u bënë virale. Dy persona në një motor këmbëngulin për ta ekzekutuar, por nuk ia arriten. Atentati, që ndodhi në mes të ditës dhe në një zonë shumë të populluar nuk është zbardhur ende nga policia.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here