I hyjnë me forcë në banesë 10 persona të armatosur dhe të maskuar, grabitet biznesmeni i njohur në Krujë, i marrin flori dhe shumën e madhe të parave (Detaje nga policia)

    0
    194

    Biznesmeni Nazmi Çangu, baba i 4 fëmijëve 3 vajzave dhe një djali ka rënë pre e një grabitjeje.

    Rreth 10 persona të armatosur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe e kanë grabitur si dhe dhunuar atë dhe familjarët e tij.

    ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të natës.

    Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 në banesë. Rreth orës 1 të natës një grup prej 10 personash me armë e maska i ka hyrë në banesë.

    Familjarët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e tretë të banesës, ndërsa të zotin e shtëpisë e kanë gjetur në një dhomë ku po flinte i vetëm dhe e kanë lidhur me fasheta dhe torturuar për t’i dhënë çelësin e kasafortës që ai mbante në shtëpi. Shuma e marrë nga autorët në lek, euro, dollarë dhe flori mbi 100 mijë euro.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here