Google search engine
Home Aktualitet Çarçafi dhe jastëku të larë në gjak, dalin pamjet e rënda nga...

Çarçafi dhe jastëku të larë në gjak, dalin pamjet e rënda nga grabitja e biznesmenit në Krujë, flet vëllai i tij: Ai u përlesh me autorët! Ja me çfarë e kanë hapur derën! (VIDEO)

0
244

Pamjet që vijnë nga banesa e biznesmenit Nazim Çangu në Nikël të Krujës janë të rënda. Shtëpia e kthyer përmbys, kasaforta e boshatisur, çarçafi dhe jastëku të larë me gjak është pamja që të ofron sot kjo banesë.

Vëllai i kryefamiljarit, Flamur Çangu tregon për Neës24 se autorët kanë hyrë në shtëpi duke e hapur derën me trapan dhe se Nazmiu, i vëllai ishte përleshur me ta.

“U futën drejt për në kat të dytë. Kjo është dhoma e gjumit të çiftit, ja çfarë ka ndodhur këtu (dhoma e përmbysur). Ja kasaforta. (e hapur dhe e zbrazur).

Dhoma e çunit, këtu mbrëmë ka fjetur Nazmiu, kanë thyer derën këtu, kanë hyrë brenda dhe janë përleshur me njeri-tjetrin, me automatik. Njollat e gjakut janë të Nazmiut dhe përleshjes, e kanë përplasur në mur.

Aty ka hyrë i pari (muri i jashtëm), i maskuar dhe ka marrë rrugën pas mandarinës në oborr. Ka provuar dy makinat dhe më pas ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. makina është e dëmtuar, e kanë provuar me kaçavidë. Ka tentuar ta hapin dhe makinën tjetër, por nuk kanë mundur ta hapin se kjo është makinë më e re”, deklaroi vëllai i kryefamiljarit.

Ai tregoi se një pjesë e autorëve kanë dalë nga dera e pasme. “Ja dera që kanë hapur me trapan dhe kanë hyrë brenda në kat të dytë. Personat e tjerë, 5-6 kanë hyrë nga kjo derë dhe kanë dalë këtej në rrugë, ku dyshohet se i ka pritur një makinë”, tha ai.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here