Google search engine
Home Politike Ministrja Kushi jep lajmin e MIRË, zbardh vendimin e marrë në mbledhjen...

Ministrja Kushi jep lajmin e MIRË, zbardh vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë: Ja sa do të rriten pagat e mësuesve

0
221

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije vendimin e marrë në mbledhje për rritjen e pagës së mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

Gjatë një daljeje publike për media pas mbledhjes së Kabinetit Qeveritar pasditen e sotme, ministrja bëri me dije se krahas pagës së mësuesve do të rritet dhe paga e punonjësve psiko-sociale në shkolla, pasi në këtë mënyrë bëhet dhe vlerësimi i kontributit të tyre të dhënë gjatë periudhës së pandemisë.

“Dua të ndaj me ju disa nga këto lajme, pasi në ditët në vijim do të komunikojmë me detaje të gjitha vendimet e marra.Ad by Valueimpression

Së pari dua të ndaj lajmin për rritjen e pagave të mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

Për herë të parë në këto vitet e fundit pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocial. Ata kanë patur një kontribut të vyer gjatë muajve të pandemisë dhe në këtë mënyrë ne shpërblejmë punën e tyre.

Lajme të mira vijnë edhe për Arsimin e Lartë, ku një nga prioritetet tona është ndërkombëtarëzimi i diplomave tona, në mënyrë që të rinjtë tanë të bëhen të konkurueshëm në tregun europian.

Këtë herë ne do të kemi një buxhet të dedikuar për Universitetet për të avancuar në këtë fushë”, tha Kushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here