Google search engine

    Çështja e nxehtë që trazoi politikën në vendin tonë/ Gjykata e Tiranës merr vendimin, dënohen dy persona

    0
    210

    Mbyllet çështja e shumëpërfolur e  3,4 milionë eurove të gjetura në dy automjete Toyota Yaris të mbërritura në Portin e Durrësit nga Belgjika.

    Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor Ervis Vladin, një prej 6 personave të hetuar fillimisht për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, por që në Gjykatën e Tiranës, ai është fajësuar vetëm për veprën e mosdeklarimit të parave në kufi ose sendeve me vlerë. Ky dënim, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht Ervis Vladi është dënuar me vetëm 1 vit burg.

    Kjo çështje trazoi politikën në qershorin e vitit 2018, pikërisht për shkak të deklaratave nga salla e parlamentit. Para sekuestrimit të 3,4 milionë eurove në Portin e Durrësit, Basha foli në Kuvend për miliona euro të krimit, sipas tij, që po vinin në Shqipëri përmes automjeteve Toyota. Deklaratat e Bashës u provuan disa ditë më vonë më sekuestrimin e eurove.

    Fillimisht, hetimet nisën nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila arrestoi dhe nxori masa sigurie për 6 persona si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. Por edhe pse u hetuan për disa muaj, prokuroria shpalli moskompetencë dhe e kalojë dosjen në prokurorinë e kryeqytetit, e cila vlerësoi se nuk qëndronte akuza e mosdeklarimit të të hollave në kufij për të gjithë personat.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here