Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë.
SPAK ka nisur verifikimet për të identifikuar shkeljet dhe përgjegjësitë penale të personave që kanë bërë shkelje dhe të drejtuesve.