“ Izraelitët i kërkuan që në 2017 ta largonte Berishën”/ Agim Baçi nxjerr prapaskenat nga PD, zbulon edhe bisedën mes Bashës dhe ish-kryeministrit

0
196

Ish-kandidati për deputet i PD-së, Agim Baçi tregopi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Log’ një prapaskenë të 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.

Baçi u shpreh se një kompani izraelite, që ishte kontaktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e demokratëve pasi bëri një sondazh në publikun shqiptar, i vendosi kusht Lulzim Bashës që të pranonte, duhet të largonte Sali Berishën nga lista e kandidatëve për deputetë.

“Lulzim Basha nuk pranoi dhe kompania u largua” tha Baçi.

Ish-kryeministri, Berisha ishte në dijeni, tha më tej Baçi dhe kur e pyeti Bashën se përse ikën izraelitët, lideri aktual i PD-së i tha “nuk pranova që të largoja ty nga lista”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here