Deputeti i PS-së Nasip Naço ishte dje u ftuar në emisionin ‘Drejt’, ku nuk iu shpëtoi pyetjeve provokuese të drejtuesit të emisionit, Luan Rama. Ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka folur me Metën dhe Kryemadhin pasi u bë deputet i PS-së.
Ndërsa lidhur me kabinetin e ri të Ramës, ai tha se është ndër kabinetet më të mira të qeverive në vendin tonë.
Rama: E kemi komunikuar me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin pasi u zgjodhët deputet i PS-së?
Naço: Unë kam qysh nga muajit tetor që jam larguar nga LSI-ja, kurse ju keni pak ditë, dhe keni kontakte më të ngrohta dhe keni informacione më të sigurta.
Rama: A do të donit të ishit pjesë e këtij kabineti dhe si ju duken ministrat e zgjedhur?
Naço: Besoj se është ndër kabinetet më të mira, sepse ata që vijnë japin diçka më shumë se të tjerët. Jam i vlerësuar për detyrën që më është dhënë.