Google search engine
Home Politike Drejtesi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardh vendimin për prokuroren e Fierit, ja...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardh vendimin për prokuroren e Fierit, ja pse u konfirmua në detyrë Elida Hoxhaj

0
226

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nxjerrë konkluzionet për prokuroren e Fierit. KPK vendosi më 15 korrik të konfirmojë në detyrë prokuroren e Fierit, Elida Hoxhaj dhe të transferojë për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dy çështje të hetuara prej saj, pasi problemet që u evidentuan nuk u konsideruan shkarkuese. Gjithashtu, jo penalizuese u konsideruan edhe disa balanca negative në kriterin e pasurisë. Hoxhaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Trupi gjykues që po kryen procesin e rivlerësimit për prokuroren Elida Hoxhaj kryesohet nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Komisioni konstaton se prokurorja Hoxhaj, nuk ka kryer deklarim të plotë për një shtëpi banimi në Fier ku ajo banon që nga lidhja e martesës në vitin 1996, megjithatë është çmuar se mosdeklarimi i disa të dhënave nuk ka pasur qëllim mosrespektimin e ligjit për deklarim të saktë. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se banesa është blerë nga babai i bashkëshortit në vitin 1967 kundrejt vlerës 25 mijë lekë. Në vijim, bashkëshorti dhe familjarët e tij, prindërit dhe vëllezërit që kanë jetuar në këtë banesë, kanë ndërtuar shtesa anësore deri në vitet 1998-1999, për të cilat është aplikuar për legalizim në vitin 2015 pranë ALUIZNI-t Fier. Po ashtu, Komisioni konstatoi se nuk është deklaruar saktë sipërfaqja e ndërtimit të banesës, vlera e shpenzuar si dhe burimi i krijimit për ndërtimet e kryera. Në përfundim, trupi gjykues vlerëson se pamjaftueshmëria që rezulton nga analiza financiare nuk është e një niveli të tillë që të sjellë lindjen e dyshimeve për veprime që cenojnë figurën e prokurorit dhe çmon se prokurorja Hoxhaj ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here