Google search engine
Home Politike Drejtesi Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar pas vendimit të Apelit të Posaçëm,...

Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së, ja urdhri i Policisë

0
240

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se në dy javët e fundit ish-kryeprokurori Adriatik Llalla udhëtoi drejt vendeve të BE.

Sot është dita e dytë e kërkimeve për Llallën pasi Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të drejtë për të kryer funksione shtetërore.

Tashmë Llalla është në kërkim kombëtar dhe sipas ligjit, Policia i ka shpërndarë të gjitha drejtorive të qarqeve urdhrin për të kërkuar Adriatik Llallën. Policia ka afat 3 muaj për kërkime brenda vendit, por afati mund të mos përmbushet dhe më pas Policia me skadimin e tij vihet në lëvizje për ta shpallur me organet kompetente në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë ditën e djeshme Policia mësyu në banesën e ish-kryeprokurorit në Tiranë por nuk e gjetën ndërsa familjarët refuzojnë të japin vendndodhjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here