Google search engine
Home Politike U aludua se merr donacione/ Rama përgënjeshtron Macron: Nuk na paguajnë për...

U aludua se merr donacione/ Rama përgënjeshtron Macron: Nuk na paguajnë për afganët, po punojmë për integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare

0
202

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e djeshme në mediat franceze për afganët që janë strehuar në Shqipëri, ku ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Në një intervistë për median franceze “Libetarion” me gazetaren Luiz Seiller, Rama ka përgënjeshtruar fjalët e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ku tha se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre. I pyetur nga gazetarja pikërisht për këtë Rama theksoi se është e pavërtetë. “Nuk është e vërtetë. Afganët që kanë mbërritur në Shqipëri, kanë punuar në vendin e tyre në organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se disa prej tyre po i mbulojnë shpenzimet e tyre, por duke theksuar se nuk i kanë dhënë asnjë cent shtetit shqiptar”, deklaroi ai. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se po punohet për integrimin e tyre në shoqëri, pasi disa prej tyre mund të mbeten këtu përgjithmonë. “Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë t’i integrojmë në sistemin tonë mediatik”, nënvizoi Rama. Kujtojmë që pak ditë më parë presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Shqipëria po paguhet për akomodimin e qytetarëve afganë, të cilët ikën nga shteti i tyre pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët. “Si t’ia bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende të tjera kundrejt një pagese? Është një çështje që duhet ta bëjmë si europianë dhe nuk dua ta pësojmë pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti francez, Emmanuel Macron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here