Spartak Ngjela: Lëvizja e Berishës kundër Bashës flluskë sapuni, statuti i PD nuk e njeh referendumin, ja telashet që i kanosen Metës

0
291

Avokat Spartak Ngjela shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk do ta ketë të lehtë betejën me kryedemokratin Lulzim Basha për të rivendosur demokracinë brenda Partisë Demokratike, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela deklaroi se zoti Basha ndodhet në një moment të mirë politik dhe shkarkimi i tij nga Berisha, sipas tij, është i pamundur. Madje, zoti Ngjela theksoi se kërkesa e Berishës për të mbledhur votat e anëtarëve të Kuvendit, për të thirrur Kongresin Kombëtar, i përket statutit të vjetër, pasi me statutin e ri sipas tij, kryetari zgjidhet një anëtar një votë dhe për rrjedhojë nuk njeh as referendumin. “Nuk arrin gjë sepse s’është kryetari ky. Referendumi është hequr nga statuti i partisë. Një njeri një votë, do të presin zgjedhje të reja. Një njeri një votë e ka bërë Saliu, sepse donte të dilte Basha. Me kongres nuk dilte Basha. Politika amerikane është me Saliun apo Bashën? Janë hapur me Bashën. Ai është “non grata” në SHBA e do të marrë partinë. Po mirë, do të bëjë një parti “non grata” në SHBA. Partia tjetër, përkrahet nga Amerika si e keqja më e vogël. Rama ka fituar deri tani se ka pasur përballë Saliun. Mirëpo atë e nxori “non grata” Uashingtoni. Basha e ka thënë saktë, s’kam asgjë me Berishën, të pastrohet dhe të vijë në parti prapë”, deklaroi ai. Më tej gjatë fjalës së tij, avokat Ngjela foli dhe për shkarkimin nga Parlamenti të presidentit Ilir Meta dhe vendimin përfundimtar që pritet të marrë për të, Gjykata Kushtetuese. Ngjela tha se në dëm të presidentit do të ishte nëse çështja shkonte në padi penale, pasi do të kërkohej më pas konfiskimi i pasurive të tij. “Për mua shenjat janë që e shkarkon. Është mirë të mos shkojë në padi penale. Me e rënda e tij është konfiskimi i pasurisë. Ia di unë, ka pallate, me sandale ka ardhur kur ka qenë zv. kryeministër. I ke parë pallatet, do ia marrin. Kështu thotë ambasadorja amerikane. Ekspertët më kanë thënë mua, që i kanë gjetur 20 mld dollarë, kurse populli s’ka të haj bukë. Ata thanë do ia kthejnë popullit shqiptar, le t’ia kthejnë”, nënvizoi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here