Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.
Në masat që duhet të merren për të siguruar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, është ndjekja me rigorizitet e orarit të hyrjes dhe daljes nga shkolla, si dhe rreshtimin në një largësi 1.5 metra nga njëri-tjetrin, ndërkohë që maska nuk duhet hequr për asnjë moment. Po ashtu, për çdo klasë në varësi të turneve dhe orareve, do të qarkullojë më grafikë për të shmangur kontaktet me nxënësit e tjerë.
Ndonëse të vaksinuar, përveç nxënësve, edhe mësuesit do të jenë të kushtëzuar pasi do të duhet që të respektojnë distancimin social për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.
Megjithatë për të qenë “brenda” për vijueshmërinë e mësimit, Ministria e Arsimit ka përgatitur disa variant për ndjekjen e mësimit. I pari, është ai më “normali” me prezencën fizike në klasë; varianti i dytë është ai që u ndoq gjatë vitit të shkuar nga zonat jo shumë të prekura, një javë në klasë dhe një javë në shtëpi, ndërsa I treti është që edhe ky vit shkollor të jetë online.









































