A pati përleshje fizike me Lulzim Bashën? Reagon Flamur Noka dhe tregon çfarë ndodhi në selinë blu

0
208

Flamur Noka ka reaguar pas zërave se kishte pasur përleshje fizike mes tij dhe Lulzim Bashës.

“Ne detyrim ndaj demokrateve dhe opinionit publik ju bej me dije se ne mbledhjen e grupit parlammetar une mbrojta bindjen se PD duhet tu qendroje parimeve dhe vlerave te nje demokracie dhe te drejtave qe cdo individi ja percakton kushtetuta ..Detyra e PD eshte te punoj pa reshtur te sqaroj aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave qe Rama dhe Rilindja ju ka percjelle ne adrese te Sali Berishes….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë te vet PD. Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por te pyeten institucionet e Partise dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas berjes publik ne media te qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris”, shkruan Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here