Google search engine
Home Bota Pritet injektimi i dozës së tretë këtë shtator/ Ministri i Shëndetësisë thirrje...

Pritet injektimi i dozës së tretë këtë shtator/ Ministri i Shëndetësisë thirrje urgjente, tregon çfarë po ndodh me të rinjtë: Sigurimi i tyre mbetet përparësia e BE-së

0
243

Autoritetet italiane kanë konfirmuar injektimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid në shtator. Thelocal.it shkruan se vaksinimi do të nisë duke filluar me anëtarët më të prekshëm të shoqërisë. Qeveria italiane do të vë në dispozicion një dozë të tretë për “pacientët e brishtë” në Itali nga shtatori por data e saktë ende nuk dihet, e cila përfshin pacientët me kancer dhe ata që kanë bërë transplant.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane ky është një veprim i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila ka deklaruar në raportin e saj të fundit se sigurimi i vaksinave shtesë duhet të mbetet përparësia aktuale në BE. Grupi tjetër që ka më shumë nevojë për një dozë të tretë do të jenë personat mbi 80 vjeç si dhe personeli shëndetësor, të cilët janë sektori i parë që kanë marr vaksinën.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha gjithashtu se shifrat e vaksinimit midis të rinjve në Itali ishin inkurajuese.

“Të rinjtë po vaksinohen më shumë se brezat e tjerë dhe ky është një mesazh shumë i mirë. Numrat e vaksinimit në Itali janë pozitivë dhe të rëndësishëm, por ne duhet të rritemi edhe më shumë,” tha ai.

Analiza e të dhënave të fundit nga mbikëqyrësi italian i kujdesit shëndetësor GIMBE ka treguar se shkalla e vaksinimit në mesin e grupmoshave më të reja po rritet vazhdimisht dhe mbulimi mes atyre në moshën 20-29 vjeç tani është më i lartë se ai i regjistruar për grupmoshat 30-39 dhe 40-49 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here