Google search engine
Home Politike PD-LSI të ndara në Parlamentin e ri, Basha refuzon të ndihmojë Kryemadhin...

PD-LSI të ndara në Parlamentin e ri, Basha refuzon të ndihmojë Kryemadhin për të krijuar grup parlamentar, Vasili nis sulmet

0
195

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se do të jenë të ndara në sesionin e ri parlamentar. Zgjedhjet e 25 prillit, i dhanë goditje të fortë partisë së Monika Kryemadhit dhe fajtore për këtë u bë Partia Demokratike. Por, duket se kjo krisje do të vijojë edhe në Parlamentin e ri, duke i dhënë kështu fund bashkëpunimit mes dy partive. Lëvizja Socialiste për Integrim, ndodhet në vështirësi, për shkak se ka marrë vetëm 4 deputetë në zgjedhje dhe në këtë mënyrë nuk mund të krijojë dot grup parlamentar, pasi ky i fundit kërkon që partia të ketë 7 deputetë. Sinjalet se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë pa grup parlamentar, i ka dhënë nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Në një intervistë televizive, ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare. “Misioni i vetëm i Parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e Parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili. Nga ana tjetër ai doli edhe kundër PD edhe sa i takon reformës zgjedhore dhe asaj territoriale. Sipas tij fokusi duhet të jetë vetëm 25 prilli. “Ndryshimet kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtuar dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

Vasili hedh akuza

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u pyet edhe se cilat do të jenë prioritetet e LSI, në Parlamentin e ri. Ai tha se janë disa çështje kryesore të cilat duhet që të ngrihen me fillimin e Parlamentit të ri. Ndër to, ai tha se është reforma në drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit si edhe kapja e ekonomisë së vendit. “Ne e kemi të qartë se ku kalon rruga për një Parlament të vërtetë. Tre janë çështjet. Së pari kemi një reformë drejtësie të ngecur. Janë dhjetëra shqiptarë që janë në gjykata. Kemi sistem që është kapur dhe është vonuar ngritja e tij me qëllim. Të tëra institucionet e drejtësisë janë bllokuar qëllimisht. Çështja e dytë, kemi 25 prillin. Jemi dakord të gjithë që 25 prilli ka disa çështje të tmerrshme. Kush do të përgjigjet për lëshimin e kartave të ID. Kush do të përgjigjet për paratë e rindërtimit. Po për përdorimin e administratës. Kemi kapjen e ekonomisë. Për 2 vite kemi pasur një Parlament të zotëruar nga një parti e vetme që kanë kaluar shumë koncesione. Ne bëmë një marrëveshje më 5 qershor, për reformën zgjedhore, të nesërmen marrëveshja u prish dhe u ndryshua Kushtetuta. Pa zgjidhur këto tre çështje të mëdha nuk ka marrëveshje të tjera”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here