Google search engine
Home Aktualitet “Kam marrë një porosi dhe sa kam hapur bagazhin…”/ Zbardhet dëshmia e...

“Kam marrë një porosi dhe sa kam hapur bagazhin…”/ Zbardhet dëshmia e socialistit që iu bë atentat në Shkodër: Kishin silenciator, donin t’më hiqnin qafe!

0
301

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e shtunë ku mbeti i plogosur në Shkodër ish kreu i PS Nikolin Huba. Ky i fundit u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ish-kreu i PS, aktualisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, ka deklaruar për “Ora News”, se autorët kanë qënë me maska dhe e kanë qëlluar me silenciator.

“Po pija kafe me dy shokë në një klub aty afër. Jam takuar me një shok timin kam marrë një porosi të vogël. Sa kam hapur bagazhin më qëlluan.

Autorët kanë qenë me skafandër me maska. Tre metra larg meje.  Më kanë qëlluar 2 plumba kanë qenë me silenciator.

Nuk kam asnjë konflikt. Jam marrë me punët e mia. Kam 15 vite që jetoj në Naraq. Kërkoj policisë të zbardhet çështja”, ka deklaruar Huba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here