Google search engine
Home Sociale Shpërthen skandali mbi akreditimin e universiteteve/ Dhjetëra universitete të paakredituara dhe mbi...

Shpërthen skandali mbi akreditimin e universiteteve/ Dhjetëra universitete të paakredituara dhe mbi 1000 programe në shkelje flagrante të ligjit, zbardhet raporti

0
556

Shpërthen skandali mbi akreditimin e universitete në vend. Eshte ngritur shpesh këtë temë pasi shumë universitete në vendin tonë, sidomos ato private, operojnë në shkelje flagrante. Këtë e ka vërtetuar edhe një raport i publikuar ditën e djeshme nga Open Data Albania, ku vihet re se pjesa më e madhe e programeve të arsimit të lartë nuk janë të akredituara. Ndër vite, shpesh herë ka pasur edhe mbyllje të institucioneve të arsimit të lartë për shkak se janë kapur në shkelje, apo se operonin me dokumente false, por edhe ato që vazhdojnë të jenë aktive nuk janë plotësisht të rregullta pasi nuk janë të akredituar. Sakaq, sqarojmë këtu se akreditimi është një procedurë vlerësimi e cilësisë në arsimin e lartë, që ndjek ASCAL bazuar në standardet të shtetit tonë dhe standarde europiane. Nëpërmjet këtij procesi mund të vlerësohet Institucioni apo Programi i Studimit. Ka raste kur institucioni nuk është i akredituar, por ka një sërë programesh të akredituar, ose kur institucioni akreditohet, por programet e tij mund të mos jenë ende të akredituar. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, aktualisht në vendin tonë operojnë 40 universitet private dhe publike dhe 12 prej tyre nuk janë të akredituara, ndërsa një pjesë e mirë janë akredituar në këto dy vitet e fundit. “Në Shqipëri janë licencuar në total 67 institucione si Institucione të Arsimit të Lartë (IAL). Aktualisht, vetëm 40 prej IAL-ve janë aktive, 27 institucionet e tjera janë mbyllur. Institucionet Jo Publike janë 50 të tilla, ndërsa Publike (shtetërore) janë vetëm 17, ku 2 prej të cilëve janë mbyllur. Aktualisht funksionojnë 12 universitete publike dhe 3 akademi publike. Nga 40 institucione të licencuara dhe aktive, Vetëm 28 ose 70% e institucioneve aktive kanë akreditim”, raporton Open Data.

Mijëra degë të paakredituara

Sikur e sqaruam edhe pak më lart ka shumë raste ku universitetet vetë si institucion janë të akredituara, por degët që ofron ky universitet jo. Në raportin e publikuar vihet re se numri i degëve në shkelje flagrante të ligjit është tepër i lartë dhe madje degë që kanë numër të madh aplikimesh nga studentët çdo vit. Konkretisht, bëhet me dije se në total në vendin tonë rezultojnë aktive 1.389 degë në universitet private dhe publike, por gati 80% prej tyre nuk janë të akredituara. Open Data analizon se, çdo universitet në vend më shumë se gjysmën e programeve që ofron nuk i ka të akredituara. “Programeve të studimit (degë), rezultojnë se janë 1. 389 programe aktive. Më pak se 30% e Programeve janë të akredituar. Janë 309 programe të akredituara, ndërsa pjesa tjetër, apo 78% e programeve aktive nuk rezultojnë të akredituara. Numri më i lartë i programeve aktive rezulton në Bachelor, me 33% e totalit të programeve aktive. Nga këto konstatohet se pothuajse çdo universitet ka më shumë se gjysmën e degëve të paakredituara”, thuhet në raport. Në përfundim, evidentohet një përqindje e lartë e parregullsisë në universitet tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here